
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova, ka thënë se kryesia e dorëhequr e kësaj partie po mundohet që ta imponojë kandidatin për kryetar të ri të kësaj partie.
Advertisement
Rugova tha se edhe përkundër rezultatit në zgjedhje po vazhdohet me idetë e klaneve brenda partisë.
“Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve”.
Sipas tij kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijë nga baza nëpërmjet një gare demokratike.
“Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë”.
Advertisement