Cila parti fitoi në Beleg, vendlindjen e Dardan Molliqajt?

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Pas numërimit të votave të përgjithshme, LVV-ja doli fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 47% të votave.

Votime pati edhe në fshatin Beleg të Deçanit, prej nga vjen edhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Partia në të cilin ai bënte pjesë dikur, pra Lëvizja Vetëvendosje, në këtë fshat arriti të grumbullonte gjithsej 160 vota.

Më shumë vota atje mori Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në Beleg të Deçanit, AAK-ja mori 326 vota.

Në ndërkohë PDK-ja mori 19 vota, ndërsa LDK-ja 46, transmeton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *