“Plas” radari i policisë – Tetovari me BMW kapet me 300 kilometra në orë në rrugën Gostivar – Tetovë

Njoftim nga SPB – Tetovë

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, dje (18-Shkurt) nga ora 12.00 deri në ora 16.00, kanë zhvilluar aktivitete të intensifikuara të kontrollit lokal, në të cilat u sanksionuan 18 shkelje për parregullsi teknike: parregullsi në frenat (2), parregullsi në pajisjet tjera (6), libreza e skaduara të trafikut (3) dhe instalimi i ndriçuesve (1), si dhe lloje të tjera defekteve (6). Për shkak të këtyre mangësive, 11 automjete janë përjashtuar menjëherë nga trafiku, dhe për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 8 persona që kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 11 shkelje tjera të ndryshme dhe 8 automjete gabim të parkuara, gjegjësishtë në mënyrë të paligjshme.
Natën e kaluar (18-shkurt) nga ora 21.00 deri në orën 23.00, duke përdorur të ashtuquajturin “radar të natës”, është krye kontroll i shpejtësisë së lëvizjes, në të cilën janë shqiptuar 27 masa për shpejtësi të pa përshtatshme në zonë të banuar, pra për tejkalimin e shpejtësisë me mbi 30 deri 50 dhe mbi 50 kilometra në orë më shumë se maksimumi i lejuar.
Më herët, në periudhën prej 10:30 paradite deri më ora 15:00, në rrugët e Tetovës “JNA” dhe “Iliria” dhe në rrugën regjionale Tetovë-Shkup, për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se 6 muaj, tre automjete janë konfiskuar përkohësisht: dy me targa të Tetovës dhe një me targa të Shkupit.
Kundër pronarëve të tre automjeteve do të vijojnë parashtresa adekuate pëe kundërvajtje.
Dje (18-shkurt), efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Tetovës për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e kanë zbuluar dhe sanksionuar shoferin B.J. 24 vjeç nga Tetova i cili ka drejtuar veturën “BMW” me targa të Tetovës, i cili rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë kishte lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometra në orë dhe më pas e kishte postuar videon në rrjetin social “tik-tok”.
Në përputhje me nenin 36 pika 3 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, është përgatit parashtresë adekuate dhe i njëjti do të përballet me një gjobë prej 400 euro në kundërvlerë të denarit dhe ndaj tij do të shqiptohet masë mbrojtëse – revokim i përkohshëm i patentë shoferit në afat deri në 12 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *