Kurti për BBC: Do ta analizojmë paqartësitë e marrëveshjes së Uashingtonit me administratën Biden

Gazeta britanike ka zhvilluar një intervistë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas fitores së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë intervistë Kurti ka folur për prioritet e tij qeverisëse dhe për marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga tashmë kryeministri në largim, Avdullah Hoti.

Kurti për BBC ka thënë se pikat e nënshkruara në Uashington do të rishikohen me presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden, përcjell Gazeta Insajderi.

Këtë shkrim për Kurtin mediumi britanik, duke e cilësuar Kurtin aktorin kryesor politik në Kosovë derisa polikun kosovare një triller i ndryshimit të qeverisë së Kosovës.

“Për herë të dytë brenda një viti e gjysmë, Albin Kurti është aktori kryesor në trilerin politik të ndryshimit të qeverisë së Kosovës. Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare për herë të dytë radhazi me një triumf bindës i solli Kurtit pozicionin e kryeministrit për herë të dytë”, është hyrja e shkrimit të BBC.

“këtë herë ne do të kemi shumicën, do të jenë katër muaj negociata me një partner më të vogël dhe gjithashtu kemi katër muaj përvojë në pushtet. Së bashku me presidente, Vjosa Osmani, ne kemi mbështetjen e njerëzve që askush nuk e kishte në Kosovën e pasluftës, kjo është një mundësi e shkëlqyer por edhe një përgjegjësi”, ka thënë Kurti për BBC.

Ai theksoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë ndër përparësitë e tij të para, Kurti ka shpjeguar se do të punojë në atë që duan qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë apo serbë.

“Unë nuk do ta neglizhoj rëndësinë e dialogut, por të gjitha hulumtimet tregojnë se dialogu me popullin e Kosovës është në vendin e gjashtë ose shtatë. Unë do të bëjë lëshime dhe do ta vendosë në vendin e katërt, menjëherë pas tre të parëve kryesore: punësimi, drejtësia dhe pandemia e koronavirusit”, ka thënë Kurti.

Kurti në këtë intervistë për BBC, ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri në largim, Avdullah Hoti në Uashington, si rezultat i një iniciative diplomatike nga Richard Grenell, i dërguar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

“Unë kurrë nuk kam parë një marrëveshje në jetën time me një tekst kaq të shkurtët. Ne duhet të ulemi me presidentin Biden dhe administratën e tij dhe të kontrollojmë se cili është sfondi i këtyre pikave sepse ka shumë paqartësi, ka thënë Kurti. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *