Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia në Pejë ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Fatmir (Adem) Muriqit, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nëpërmejt një komunikate thotë se bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është Fatmir (Adem) MURIQI i lindur me 08.09. 1974 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar ”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *