Ahmeti mbledh partinë në Tetovë, mungojnë Çairi, Saraji dhe Likova

Kryetarët e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim janë thirrur sot nga lideri i tyre Ali Ahmeti, në Reçicë të Tetovës, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, përcjell nmk-post

Advertisement

“Pika e dytë është, tani ju e dini që në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale kështu që nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve, për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në BDI sa i takon këtyre zgjedhjeve. Do të thotë se sot është fillimi i përgatitjes për 3 tetorin e këtij viti për zgjedhjet lokale”, tha Ahmeti.

Por siç vihet re në këtë takim kanë munguar kryetarët degëve nga Çairi, Saraji dhe Likova

Ahmeti para mediave disa ditë më parë tha se ende nuk është vendosur se cilit prej kryetarëve të komunave të udhëhequra nga BDI, do t’i kërkohet që të rikandidohen edhe për një mandat.

Advertisement

Leave a Reply