Policia arreston 20-vjeçarin nga Treboshi i Tetovës, iu gjet marihuanë dhe thikë

Foto ilustrim

Me datë 18.02.2021 rreth orës 20:50 në rrugën regjionale Volkovi-Tetovë, në Çellopek zyrtarë policorë nga stacioni Policor – Zherovjan – SPB Tetovë, kanë privuar nga liria I.S (20) nga fshati Trebosh i Tetovës, përshkak se gjatë kontrollit në veturën e tipit “Volkswagen Golf”, me regjistrim të Tetovës, të cilin e ka drejtuar B.I (40) nga Tetova, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të njejtit do të ngritet padi adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *