U përkeqësua derisa ishte në stacion policor, u dërgua në spital ku edhe vdiq

Më 18 shkurt 2021, në ora 13:40 në rrugën “Nikolla Karev” në Veles gjatë identifikimit të Z.P.(60), i njëjti e ka shtyrë policin dhe ka ikur, por shumë shpejtë është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor, njoftojnë nga Ministri e Punëve të Brendshme.

Nga atje shtojnë, se më pas, Z.P. është dërguar në stacion policor ku edhe i është përkeqësuar gjendja. Pas kësaj është ftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe e ka dërguar në Spitalin e Velesit, ku më pas ka ndërruar jetë.

Për rastin siç njoftohet, është informuar prokurori publik dhe trupi i të pajetit është dërguar për obduksion./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *