Ekskluzive: Zbulohen detaje të reja nga rasti i rrëmbimit të vëllaut të biznesmenit nga Maqedonia e Veriut

Gazeta Insajderi para dy ditësh ka raportuar se Zeqir Ramadani, vëllai i biznismenit nga Maqedonia, Ruzhdi Ramdani ishte kidnapuar nga pesë persona në rajonin e Gjilanit.

Ramadani ishte rrëmbyer së bashku me shokun të tij të quajtuar Arben Aliti, dhe ishin dërguar në një restor villash “Gërsheta”.

Pak orë pas rrëmbimit, policia kishte arrestuar personat e dyshuar, në mesin e tyre ishin edhe dy policë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, si dhe sot i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z”, thuhet në vendim e tyre.

Gazeta Insajderi, ka siguruar edhe vendim e Gjykatës Themelore në Gjilan ku shpalosen detaje nga rrëmbimi i Zeqir Ramadani dhe Arben Aliti.

Në vendim thuhet se Zeqiri dhe Arbeni po mbaheshin nën kërcënim të armëve dhe se do të hanin plumb nëse lëviznin derisa t’ua merrnin parat.

Tutje thuhet se Arben Alitit i kishin marrë 100 euro, 100 franga dhe 4.000 denar të Republikës së Maqedonisë, kurse Zeqir Ramadanit i kishin marrë denar të Republikës Maqedonisë në kundërvlerë prej 40 euro.

Ata po ashtu ishin rrahur duke u goditur me shuplaka dhe kondak të revolës në kokës.

“Duke marrë parasysh natyrëne  dhe peshën e veprës penale për të cilën dyshohen ët pandehurit, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku të pandehurit në bashkëveprim, me dashje direkte dhe më qëllim që mos t’i lirojnë para se të nxjerrin dobi pasurore nga të dëmtuarit Zeqir Ramdani dhe Arben Aliti dhe duke i marrë dhe mbajtë të dëmtuarit, nën kërcënim të armëve se do të hanin plumb nëse lëvizin, gjithnjë me qëllim të përfitimit material, ashtu që të pandehurit ua kanë marrë të dëmtuarëve portofolet, të dëmtuarit Arben I kanë marrë 100 euro, 100 franga dhe 4.000 denar të Republikës së Maqedonisë, kurse të dëmtuarit Zeqir I kanë amrrë denar të Republikës Maqedonisë në kundërvlerë prej 40 euro, ashtu që të dëmtuarit kanë qenë të mbylur, duart I kanë pasur të prangosura, kanë qenë të kërcenuar dhe duke u goditur me shuplakë dhe kondak të revolës në kokës, me cka të dëmtuarit kanë përjetuar shqetësim dhe ankth”, thuhet në vendimin e Gjykatës të siguruar nga Insajderi.

Gazeta Insajderi ka zbuluar se të arrestuarit janë Valon Kiqina, Besian Neziri, Marigona Islami dhe Visar Kerqeli./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *