Ashkalinjtë i kërkojnë Kurtit 1000 shtëpi për t’u bërë pjesë e qeverisë

Danush Ademi sipas gjitha gjasave ka fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësues i komunitetit ashkali.

Ai ka treguar kushtin për të qenë pjesë e qeverisë.

“Gjatë fushatës, kemi parë që shumë njerëz kanë nevojë për shtëpia.

I vetmi kusht që kam është që gjatë mandatit katërvjeçar, të ndërtohen 1.000 shtëpi gjatë katër vjetëve të qeverisë së ardhshme për skamnorët e të gjitha komuniteteve.

Tjera kushte nuk kemi dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme Kurti”, tha Ademi.

Nga radhët e komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës do të hyjë edhe subjekti Iniciativa Rome, e udhëhequr nga Gazmen Salijeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *