10 gjërat që nuk duhet ti bëni para syve të fëmijës suaj

Shumë prindër nuk janë të kujdesshëm gjatë kujdesit të fëmijës së tyre dhe ndonjëherë bëjnë gabime me gjëra që nuk duhet t’i bëjnë para tyre. Pra, në vazhdim po ju listojmë 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni para syve të fëmijës suaj.

  1. Të deheni. Duket shumë e thjeshtë dhe e qartë, apo jo? Duhet të keni shumë kujdes madje edhe nëse fëmija është në gjumë.
  2. Të pini duhan. Nëse ju doni që ti jepni vetes kancerin e mushkërive, kjo është krejtësisht vendimi juaj. Por, asnjë fëmijë nuk duhet të jetë subjekt ndaj tymit. Është thjeshtë mizore.
  3. Të bëni gjeste të pazakonta. Nëse vajza juaj sheh lëvizje të pazakonta, atëherë përgatituni që edhe ajo do mësojë gjestet e juaja që në moshë 12 vjeçare. Ndërsa në moshë 16 vjeçare mos u habisni kur ajo të vi në shtëpi shtatzënë.
  4. Të mallkoni apo të përdorni fjalë të ndyta. Ka gjasa që nëse mallkoni para syve të fëmijës suaj, edhe ata do të mallkojnë njëlloj. Fëmija ju merr model juve, dhe nuk është fare mirë që mallkimi të jetë në fjalorin e tyre.
  5. Të shikoni televizion me program të papërshtatshëm për fëmijët. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm para fëmijëve sepse fëmiëjt imitojnë gjëra dhe nëse shohin diçka të gabuar para jush ata e marrin si të duhur.
  6. Të përlesheni apo ziheni para tyre. Nuk është aspak në rregull të ulërini apo të grindeni para fëmijëve, sepse jo vetëm që ata shqetësohen por edhe kanë tendencë ta bëjnë në të ardhmen.
  7. Të përdorni drogë apo mjete narkotike. Këto gjëra janë të paligjshme dhe nuk është aspak në rregull të nxitni fëmiëjt që më vonë gjatë jetës ta bëjnë këtë.
  8. Të nënvlerësoni apo mosrespektoni prindin tjetër. Nëse keni ndonjë zënkë apo mosmarrëveshje me partnerin tuaj, nuk është aspak e hijshme ta nënçmoni para syve të fëmijës suaj, mos thuani asgjë negative për të derisa është i pranishëm fëmija. Këto gjëra duhet ti diskutoni në veti.
  9. Të gënjeni. Po, e dimë se çdo prind mund të gënjejë. Veçanërisht ndaj fëmijëve të tyre. Por, nëse është e mundur, të paktën mundohuni që mos të gënjeni dikë tjetër para syve të fëmijës suaj, kjo mund të lë pasoja tek fëmija dhe të mësohet që edhe ai/ajo të gënjejë.
  10. Të nënvlerësoni veten. Madje edhe nëse nuk jeni të përsosur, gjë që të gjithë prindërit janë për fëmijët e tyre, mundohuni të gjeni zgjidhje për gjithçka dhe të dominoni në sy të tyre, e jo duke u ankuar se nuk jeni i aftë ta bëni këtë ose atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *