E rëndë në Strumicë: Dy të mitur kanë vrarë një 67-vjeçare

Dy të mitur, njëri 13 dhe tjetri 14 vjeç janë dorasit që kan privuar nga jeta 67-vjeçaren D.M nga Strumica

Sektori për Punë të Brendshme-Strumicë ka zbardhur vrasjen e D.M. 67 vjeçare në Strumicë dhe lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të mitur.

Më 19.02.2021 pas njohurive paraprake operative se në një shtëpi në Strumicë janë kryer vepra penale grabitje dhe dhunim, në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore-Strumicë, është kryer bastisje në një shtëpi në rrugën “Ballkanska”, në Strumicë ku është gjetur e vdekur D.M. 67 vjeçare.

Janë ndërmarrur të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe me urdhër të prokurorit publik është kryer obduksion ndaj trupit të pajetë dhe është konstatuar se vdekja ka ardhur si rezultat i dhunës, për shkak të ngulfatjes.

Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vrasje”, fillimisht në Gjevgjeli është privuar nga liria i mituri i moshës 13 vjeçe dhe më pas në Strumicë një i mitur tjetër i moshës 14 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *