Filmi ‘Haklaj’ në Hollywood/ Doktori kalon ‘skanerin’ e INTERPOL

Detaje të reja kanë dal nga filmi me titull “Haklaj”, i cili do të jetë me 4 seri dhe do të flasë për shqiptarët e viteve 1990-2000 dhe vrasjet dhe krimet e ndodhura familjen e njohur tropojane.

Protagonist do të jetë Fatmir Haklaj dhe familjen e tij, ku rolin e tij do ta luajë një doktor shqiptar, i quajtur Jurgen Malaj.

Ky i fundit ka një ngjashmëri të madhe me Fatmir Haklajn dhe kjo është vërtetuar edhe nga programi kompjuterik Antropologie FHN, që përdoret nga Interpol për raste të veçanta. Sipas programit, ngjashmëria fizike e Fatmirit dhe doktor Jurgenit rezulton në masën rreth 86%.

Projekti-film i Hollywood është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës.

Buxheti fillestar i filmit është një shumë prej 32 milionë dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë.

Ndërkohë në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *