Merr veturën me qira në Aeroportin e Prishtinës dhe e shet në Shqipëri

Një person dyshohet se ka marrë një veturë AUDI Q8 me qira në kompaninë “Rent a Car Prishtina” në Aeroportin e Prishtinës, të cilën më pas e ka shitur në Shqipëri.

Burimet e Sinjalit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftojnë se vetura është lokalizuar në Shqipëri në bazë të sistemit GPS.

Policia e Shqipërisë e ka sekuestruar veturën dhe është nën mbikëqyrjen e tyre./Tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *