Pendarovski: Vendi duhet të përgatitet për krizën e ardhshme

Duke folur për përvojën me gjendjet e jashtëzakonshme të cilat u shpallën në vazhdimësi gjatë vitit të kaluar, deri në formimin e Qeverisë së re, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka bërë thirrje deri te institucionet, që të përgatiten për krizën e ardhshme dhe të përpilojnë ndryshimet ligjore.

“Është koha të reflektojmë në përvojën e viti të kaluar dhe të miratojmë përfundimet adekuate dhe në kohë të përgatisim popullin për krizën e ardhshme të mundshme. Është e qartë se na duhet ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme në të cilën do të rregullohen të gjitha zbrazëtirat me të cilat u përballëm kur duhej ta organizonim sistemin në rrethana jostandarde vetëm në bazë të disa dispozitave gjenerale të Kushtetutës”, tha Pendarovski në Konferencën për gjendjen e jashtëzakonshme – përvojat, transmeton TV21.

Ai ka porositur, që ndryshimet ligjore të bëhen me përfshirjen e ekspertëve dhe të faktorit politik në vend.

“Për mua është e pakontestueshme, se Ligji i ardhshëm duhet të jetë produkt i dialogut mes ekspertëve dhe publikut dhe të miratohet me konsensus politik më të madh të mundshëm”, tha Pendarovski.

Duke përmendur edhe krizën e emigrantëve që paraqet rrezik i vazhdueshëm ndaj shteteve, Pendarovski ka vlerësuar se më së paku që mund të bëjmë tani, është ta presim krizën e ardhshme të përgatitur institucionalisht./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *