Dalin pamjet e luftës në ‘majën’ e botës, si u masakruan me shufra hekuri dhe gurë ushtarët kinezë dhe indianë (Video)

Publikohen për herë të parë pamjet nga lufta në “majën” e botës mes ushtarëve kinezë dhe indianë, ku mendohet se mbeten dhjetëra të vdekur.

Televizioni shtetëror kinez ka publikuar pamje të përplasjes në kufirin e debatuar mes dy vendve, në qershorin e vitit të kaluar në lartësitë Ladakh.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme përleshja u zhvillua jo me armë zjarri, por me shufra hekuri dhe gurë.

Ka raportime se të paktën 40 ushtarë kinezë u vranë nga forcat indiane në këtë zonë, por Kina ka raportuar për vetëm 3, të cilët i ka shpallur dëshmorë.

Gjithashtu, të paktën 20 ushtarë indianë vdiqën në një përleshje në zonën Ladakh qershorin e kaluar, edhe pse mendohet se numri mund të jetë më i lartë.

Për shkak të marrëveshjeve të mëparshme, ushtarëve nuk iu lejohet që të mbajnë armë zjarri në këtë zonë me qëllim shmangien e tensioneve, prandaj edhe “lufta” u zhvillua me mjete primitive.

Tensionet janë të larta përgjatë kufirit më të gjatë dhe më të diskutueshëm në botë. Të dy palët pretendojnë zona të mëdha territori.

Dy palët kanë një ngërç të vjetër për disa zona të largëta malore. Ato janë përpjekur të zgjidhin konfliktin prej viteve 1990-të por pa sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *