Pfizer jep lajmin e mirë – Është zgjidhur një problem tepër shqetësues

“Fajzer”: Problemi me ruajtjen e vaksinës në temperatura jashtëzakonisht të ulëta është hequr

Vaksina Fajzer / BioNTek kundër Kovid 19 është e njohur si një nga më efektivet. Por, me të kishte problem, i cili sipas publikimi të kompanisë “Fajzer”, tashmë është hequr.

Gjegjësisht, “Fajzer” dhe “BioNTek” sot i dërguan Agjencisë amerikane për ushqim dhe barna (FDA)të dhëna nga studimi, ku theksohet se kjo vaksinë megjithatë nuk duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Është e njohur se tansporti dhe ruajtja e kësaj vaksine kundër koronavirusi në temperaturë midis minus 80 dhe minus 60 gradë Celsius, paraqet një problem të madh logjistik për vendet që e porosisin, pasi kërkon pajisje të posaçme për ftohje.

Sipas publikimit të sotëm të “Fajzer” dhe “BioNTek”, kjo megjithatë është e panevojshme, kështu që vaksina e tyre mund dy javë të ruhet dhe transportohet në temperaturë nga minus 25 deri në minus 15 gradë Celsius, përkatësisht në frigoriferë të zakonshëm.

“Fajzer” thekson në kumtesë se ruajtja e vaksinës në temperatura më të larta mund të përdoret “si një zgjidhje alternative ose plotësuese për ruajtje në temperatura jashtëzakonisht të ulëta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *