Xhavit Haliti: “E vetmja parti në vend që kurrë s’ka bërë korrupsion është PDK”

Nënkryetari i PDK-se, Xhavit Haliti ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është partia e vetme në Kosovë që asnjëherë nuk ka patur afera për korrupsion, poashtu ai ka thurrur vargje për ish liderin e kësaj pertie, Kadri Veselin.

“PDK është partia e vetme në Kosovë që nuk ka asnjë aferë korruptive. Kadri Veseli është shpresa e vetme që të rinjtë të mos ikin nga Kosova” – ka theksuar Xhavit Haliti në një emision televiziv.

Nënkryetari i PDK’së Xhavit Haliti thotë se nuk e di nëse është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Por ai ka hedhur poshtë raportimet e mediave që e lënë atë pa ulëse në parlament.

Haliti ka folur edhe për humbjen e PDK’së në zgjedhje. Thotë se në Pejë, atje ku ai është kryetar dege, partia e tij nuk humbi.

“Ka plot prej atyre që paguajnë komisionerët që numërojnë votat. Edhe arushat e dijnë këtë. Ligji e ka legjitimu këtë. Është sikur unë të ulem me tre shokë dhe i bëjmë ato gjëra. Këtij ia shtojmë disa vota, atij ia marrim disa, e kështu me radhë”, ka thënë Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *