Zaev: Shkelja e planit nacional për vaksinim është vepër penale

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar në lidhje keqpërdorimin dhe shkeljen e Planit nacional për vaksinim.

“Është vepër penale sepse është jashtë planit të vaksinimit. Kështu që besoj se do të ndërmerren hapa konkret, që të mos përsëriten raste të këtilla dhe të shkohet rreptësisht sipas protokolleve, i cili është bërë publik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, së pari janë punonjësit shëndetësor që punojnë në qendra Covid, pastaj janë personat me sëmundje kronike, të moshuarit e kështu me radhë.  Është me rëndësi që të shkojmë me radhë sepse jo rastësisht është vendosur plani në atë mënyrë. Nëse njëri e shkel planin, atëherë atë do ta bëjnë të gjithë”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryeministër, përcjell SHENJA.

Kujtojmë se sekretari i Spitalit në Ohër është vaksinuar edhe pse nuk ka qenë radha që ai të merr tani vaksinën .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *