
Drejtori i spitalit të Ohrit arsyetohet duke thënë se sekretari është vaksinuar sepse është gjatë gjithë kohës me ne në Covid-qendrën, mirëpo do të mbaj përgjegjësi nëse kjo është e nevojshme.
Advertisement
“Sekretari i spitalit Antonio Naumovskai nuk është administrator i thjeshtë, ai është vazhdimisht me ekipin mjekësor i cili hyn në Covid-qendar, në mesin e pacientëve në shoqërim të ekipeve profesionale nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për të bërë inspektime në spital. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe jam i gatshëm ti mbartë pasojat nëse kjo kërkohet”, ka deklaruar Goran Baleski, drejtor i spitalit të Ohrit, transmeton SHENJA.
Advertisement