Arsyetohet drejtori i spitalit të Ohrit: Sekretari u vaksinua ngase tërë kohën është në kovid-qendrën

Drejtori i spitalit të Ohrit arsyetohet duke thënë se sekretari është vaksinuar sepse është gjatë gjithë kohës me ne në Covid-qendrën, mirëpo do të mbaj përgjegjësi nëse kjo është e nevojshme.

 “Sekretari i spitalit Antonio Naumovskai nuk është administrator i thjeshtë, ai është vazhdimisht me ekipin mjekësor i cili hyn në Covid-qendar, në mesin e  pacientëve në shoqërim të ekipeve profesionale nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për të bërë inspektime në spital. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe jam i gatshëm ti mbartë pasojat nëse kjo kërkohet”, ka deklaruar Goran Baleski, drejtor i spitalit të Ohrit, transmeton SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *