
Turqia është një ndër vendet që është prekur rëndë nga pandemia e COVID, ku qyteti me më shumë të infektuar është Stambolli.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti më i madh i Turqisë, preket nga shpërthime të tilla pandemike.
Në vitet 540 para Krishtit, i njohur si Kostandinopoja në atë kohë, u godit nga një prej shpërthimeve më të ashpra të murtajës, që vrau mjera njerëz.
Kur qyteti u godit sërish nga një shpërthim tjetër në shekullin e 16-të, shumë njerëz u larguan nga qyteti dhe disa zgjodhën të strehoheshin në ishujt Princes, të vendosur rreth 90 minuta larg nga qendra e qytetit.
Nëntë ishujt në Detin Marmara dikur dukeshin si toka e premtuar, ndërsa qyteti po shkatërrohej nga pandemia.
Büyükada dhe Heybeliada, ishujt idilikë, me arkitekturë të stilit osman të shekullit të 19-të, u ofrojnë vizitorëve sot një shkëputje nga energjia e stërmbushur e Stambollit.
Nëse rrugët e zhurmshme të Stambollit janë të mbushura me trafik, në ishujt makinat janë të ndaluara dhe ritmi është shumë më i ngadaltë.
Ishujt, veç të tjerash, ishin një vend mërgimi për mbretërit gjatë epokës Bizantine, dhe më vonë u bënë një strehë për pakicat fetare, veçanërisht të krishterët, ndaj mban një numër të madh monumentesh historike fetare.



