Bullgaria thotë se nuk mund të heqë dorë nga 88.540 qytetarë maqedonas me nënshtetësi bullgare

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë thekson se nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në lidhje me Maqedoninë e Veriur, në mënyrë që të mos dorëzojë shtetasit maqedonas të cilët janë në numër 88,540, që kan pasaportë Bullgare, shkruan “Trud” bullgar.

Interesi i Bullgarisë është të mos vonojë procesin e pranimit të Republikës së Maqedonisë Veriore në BE. Në interes të Bullgarisë është që të zgjidh përfundimisht çështjet e hapura në marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të vazhdojë me sukses procesin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ne nuk marrim asnjë reagim nga pozicioni që Shkupi na detyroi t’a merrnim, pas që me dekadaa Bullgaria ka siguruar të gjithë mbështetjen e mundshme për vëllezërit tanë në anën tjetër të kufirit,” thanë nga Ministria e Jashtme Bullgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *