Vaksina ruse Sputnik – Efektiviteti, efektet anësore, përmbajtja dhe kostoja

Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, vaksina ruse Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind. Rusia po sheh mundësinë e prodhimit të vaksinës në Gjermani.

Sipas një studimi të botuar në revistën e specializuar “The Lancet”, vaksina ruse Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind. Ky ishte rezultati i rezultateve të provave me 20.000 vullnetarë. Vlera do të ishte e ngjashme me atë të vaksinave nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer.

Pasi kritikës për mungesën e studimeve të besueshme, studiuesit rusë kanë botuar detaje të tjera në lidhje me vaksinën Sputnik V kundër Coronas. Sipas tyre, vaksina ka një efektivitet prej 91.6 përqind.

Efekte anësore “të lehta” si simptomat e gripit.

Ka pasur vetëm disa raste me efekte anësore serioze me Sputnik V, por që studiuesit nuk i lidhën me vaksinën, u tha. Shumica e vullnetarëve raportuan efekte anësore “të lehta” të tilla si simptoma të ngjashme me gripin dhe dhimbje krahu. Gjatë studimit pati edhe katër vdekje, të cilat shkencëtarët thanë se nuk kishin të bënin me vaksinimin. Një vullnetar pësoi një hemoragji cerebrale.

Në qendrën tregtare të Moskës Gum, njerëzit presin për vaksinat e tyre. Sputnik V është lejuar prej gjashtë muajsh për përdorim në Rusi.

Sipas studiuesve rusë, Sputnik V u testua edhe në më shumë se 2000 vetë mbi moshën 60 vjeç. Në këtë grup, vaksina ishte “në mënyrë të ngjashme efektive dhe e tolerueshme mirë”, konkludon studimi.

Vaksina u lejua në Rusi gjashtë muaj më parë. Në atë kohë pati kritika ndërkombëtare, sepse ishte dhënë aprovimi për përdorim të gjerë në popullatë, megjithëse nuk kishin filluar ende teste të rëndësishme.

Vaksina tani përdoret në luftën kundër Covid-19 në më shumë se 15 vende. Rusia po synon gjithashtu regjistrimin në BE.

Studiuesit i publikuan detajet e para mbi substancën aktive në revistën “Lancet” në fillim të shtatorit. Këtë studim e kritikuan disa shkencëtarë ndërkombëtarë. Studiuesja Polly Roy e Shkollës së Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër tha se kishte pasur kritika rreth Sputnik V për zhvillimin e tij të shpejtë dhe mungesën e transparencës. Rezultati që paraqitet tani megjithatë është i qartë. Parimi shkencor i vaksinimit ishte demonstruar, tha ajo për “The Lancet”.

Denis Logunow i Qendrës Kërkimore Gamaleja për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Moskë, e cila zhvilloi substancë aktive, tha: “Për të ndaluar pandeminë Covid-19, duhet të ketë vaksina të ndryshme bazuar në mekanizma të ndryshëm të veprimit”. Sputnik V kontribuon në diversifikimin e vaksinave

A do të prodhohet vaksina ruse në Gjermani?

Deri tani, vaksina “Sputnik V” nuk është aprovuar në BE. Autoriteti përgjegjës në BE, EMA, e informoi në fund të javës së kaluar televizionin gjerman MDR se nuk kishte ende asnjë kërkesë për aprovim për vaksinën ruse. Përgatitësi i vaksinës kishte bërë një kërkesë për të ashtuquajturën konsultë shkencore dhe tashmë ishte zhvilluar një takim midis zhvilluesve të Sputnik-V dhe EMA-s.

Sipas hulumtimit të MDR, zhvilluesi i vaksinës ruse “Sputnik V” ka kontaktuar prodhuesin farmaceutik IDT Biologika në landin federal Saksoni-Anhalt, në kërkim të një partneri bashkëpunimi për prodhimin e mundshëm të vaksinave.

Ministria gjermane e Shëndetësisë konfirmoi MDR se tashmë kishte pasur konsulta midis Institutit Paul Ehrlich dhe Institutit Gamaleya të Moskës dhe fondit shtetëror rus të investimeve direkte. Instituti Paul Ehrlich vepron si një autoritet i pavarur licencimi.

Përmbajtja

Përmbajtja ose detajet e diskutimeve konfidenciale nuk njihen. Kontakti me Saksoni-Anhalt u bë nga zhvilluesi i vaksinës – Instituti Gamaleya i Moskës – dhe fondi i investimeve të drejtpërdrejta të shtetit rus
(RDIF).

Fakti që ka bashkëpunime midis prodhuesve të vaksinave nuk është asgjë e pazakontë dhe zakonisht duhet të vlerësohet si shumë pozitive, i tha Jens Meiler MDR. Ai është profesor i kimisë farmaceutike në Spitalin Universitar Leipzig. “Prodhimi i vaksinave shpesh bëhet me burime të jashtme, ka firma që specializohen për këtë,” tha Meiler.

Kostoja

Çmimi i vaksinës ruse Sputnik-V kundër koronavirusit do të jetë më pak se 10 dollarë dhe do të jetë më e lirë nga vaksinat ekzistuese, tha sot kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) Kirill Dmitriev në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të KB mbi trajtimin e pandemisë.
“Çdo dozë e vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik-V do të kushtojë më pak se 10 dollarë” tha Dmitriev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *