Goditet në kokë me sende të forta Dorian Protoduari, Këlliçi denoncon nga spitali i Traumës

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, denoncon nga Spitali i Traumës në Tiranë se është goditur me sende të forta shtetasi Dorian Protoduari.

Advertisement

Këlliçi publikon bisedën që ka bërë me Protoduarin në spital, ku ky i fundi tregon si ka ndodhur ngjarja.

Biseda mes tyre:
Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re.
Cfarë ka ndodhur?
Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.
Belind Këlliçi: I njeh?
Dorian Protoduari: I njoh personalisht.
Belind Këlliçi: Si quhen?
Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…
Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?
Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.
Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?
Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjys. Më kapën, me emër.
Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?
Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?
Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.
Folës: Ky më tha të foli me ata. Thuji
Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vllai.
Dorian Prododuari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla që duan ta marrin pushtetin me dhunë

Advertisement

Leave a Reply