Tetovari Dardan Dehari në mesin e 100 skiatorëve më të mirë botërorë

Skiatori nga Tetova, Dardan Dehari është gjendur në mesin e 100 skiatorëve më të mirë botërorë, kjo sepse ka marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Sijimit Aplin që u mbajt Kortina të Italisë, shkruan TV21.

Finalja është mbajtur sot, dhe ai ka arritur të radhitet në vendin e 31.

Medaljen e arit e mori skiatori nga Norvegjia, Sebastian Fos-Solevag. Norvegjia e mori edhe medaljen e bronztë me Henrik Kristofersen. Ndërkaq, i dyti u radhit austriaku, Adrian Pert./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *