Zëvendëskryeministri bullgar: Me shqiptarët jemi miq, kemi luftuar kundër serbëve!

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakacanov thotë se Shqipëria duhet të nisë bisedimet me BE-në, sepse është më e përgatitur se Maqedonia e Veriut.

“Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb, duke e theksuar rolin e Hasan Prishtinës”. Ky është mesazhi që dha kryeministri bullgar në një intervistë për zoom.mk.
Ai pretendon se gjithmonë ka pasur miqësi dhe bashkëpunim midis bullgarëve në Maqedoni dhe Shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria.
“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kercovë, Gostivar, etj., është organizuar nga Komiteti i Prishtinës dhe VMRO. Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrov në 1924 dhe në 1928, nga koha e Ivan Mihajlov. Nga pala shqiptare janë Hasan bej Prishtina, K. Hadri, Bedri Pejani etj. Në anën bullgare janë Todoj Alexandrov, Petar Chaulev, gjenerali Protugerov”, tha Karakacanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *