
Kryeministri Zoran Zaev ka publikuar një shkrim në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ai ka shkruar në Facebook, se nëse një qytetar ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij amtare, atëherë qytetarët e tjerë nuk humbin, por fitojnë të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Koncepti i diversitetit në Republikën e Maqedonisë Veriore duhet të pranohet si një urë ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në vend në arritjen e shoqërisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Ne zgjodhëm politikat që ndërtojnë Republikën si një shtet civil të të gjithë atyre që jetojnë në të: maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë, boshnjakë dhe të gjitha bashkësitë e tjera. Ne krijojmë politika gjuhësore që u përshtaten nevojave të qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike”, deklaroi Zaev. /SHENJA/