Zjarri kaplon një shtëpi në Prishtinë, katër anëtarë të familjes ishin në gjumë

Një zjarr ka kapluar mëngjesin e së hënës një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha që dyshimet janë zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.

Ajo ka sqaruar më pas se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka ndodhur zjarri.

Përderisa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale ka.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një  shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët  kanë lokalizuar zjarrin”.

“Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *