RMV: 872 dënime për tejkalim të shpejtësisë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë sanksionuar gjithsej 872 persona për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me makinë.

108 shoferë janë sanskionuar për tejkalim të shpejtësisë për mbi 50 km/h, ndërsa 30 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h. Sipas fotografive të shpërndara nga Ministria e Punëve të Brendshme shihet se janë kapur shofer me shpejtësi deri në 250 km/h.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *