Mbyllet objekti hotelierik në Zherovjan, arrestohet pronari nga Bogovina dhe tre shtetase të huaja

Mbrëmë (22 shkurt) rreth orës 00:40, zyrtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A (30) nga Bogovina e Tetovës, objekti hotelier i të cilit në fshatin Zherovjan po punonte pas kohës së lejuar dhe brenda kishte 13 mysafirë dhe gjashtë (6) shtetase të huaja.

A.A është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumenimit të rastit, atij do t’i përgatitet parashtresë për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemie”, në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal.
Në objektin hotelierik gjithashtu janë arrestuar tre (3) shtetase të huaja, nga të cilat dy (2) nga Rusia dhe një (1) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin e abuzimit me qëndrimin turistik, dmth se po qëndronin kundër qëllimit. Edhe ata gjithashtu u mbajtën në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të ngrihen parashtresa adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *