MPB kishte paralajmëruar për arratisjen e mundshme të Mijallkovit, gjykata vendosi për arrest shtëpiak

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka lëshuar kërkesë për paraburgim të ish shefit të DSK-së dhe të akuzuarit të parë në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.
Alarmi që ai mund të arratiset është dhënë nga Byroja për Siguri Publike, ndërsa gjykata ka shqiptuar masa për sigurim të pranisë. Kurse policia nuk e ka gjetur Mijallkovin në asnjë adresë për t`ia dorëzuar vendimin.
“Pasi është përcaktuar se për kërkesën është përgjegjës Këshilli Penal pranë Departamentit për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionin, dhe duke pasur parasysh urgjencën e procedurës, edhe pse gjykata ligjërisht kishte 24 orë për të vendosur duke pasur parasysh që propozimi ishte dorëzuar në fundjavë, Këshilli, në korrelacion me dokumentacionin në lidhje me dyshimet për arratisje të parashtruara nga Prokuroria përmes një raporti të paraqitur në Byronë për Siguri Publike, menjëherë ka nisur veprimin dhe është miratuar vendimi që urdhëron arrest shtëpie me mbikëqyrje 24 orë dhe video mbikëqyrje për të akuzuarin, ndërsa në orën 18:30 vendimi është përcjellë në Ministrinë e Brendshme, si institucion kompetent për veprime të mëtejshme”, thonë nga Gjykata Penale.
Ndryshe tani, nga MPB kanë njoftuar se do të lëshohet flet arrest ndërkombëtar për të gjetur Mijallkovin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *