Lajm fantastik nga Skocia: Vaksina anti-Covid jep efekte marramendëse, zvogëlon hospitalizimet deri në 94%

Vaksinimi kundër COVID-19 ka dhënë rezultate shumë të mira në Skoci. Pas vaksinimit, deri në 94% janë ulur hospitalizimet.

Furnizimi me vaksina kundër COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka ndikuar në një ulje të rrezikut të pranimeve në spitale, tregon një studim i ri, raporton Skynews, transmeton Gazeta Express.

Në javën e katërt pasi morën një dozë fillestare, vaksinat Pfizer dhe Oxford-AstraZeneca rezultuan se zvogëlonin rrezikun e shtrimit në spital nga koronavirusi në Skoci përkatësisht deri në 85% dhe 94%.

Studiuesit nga Universitetet e Edinburgut, Strathclyde, Aberdeen, Glasgow dhe St Andrew dhe Shëndetit Publik në Skoci (PHS) analizuan një set të të dhënave që përfshinte të gjithë popullsinë Skoceze prej 5.4 milion banorë.

Studiuesi kryesor, profesor Aziz Sheikh tha: “Këto rezultate janë shumë inkurajuese dhe na kanë dhënë arsye të mëdha për të qenë optimistë për të ardhmen. Tani kemi prova kombëtare në të gjithë vendin se vaksinimi siguron mbrojtje kundër hospotalizimeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *