Babai i Almirit: Artan Grubi na premtoi se do të formohet Komision, por ende nuk ka asgjë nga ai premtim

Babai i Almir Aliut, Sedat Aliu, tha se gjykata ka marrë vendimin të cilin e ka dëshiruar vet. Ai ka thënë se me datë 26 shkurt do të ketë protesta në Shkup.

Babai i Almir Aliut ka deklaruar se tre vite më parë, zv/kryeministri Artan Grubi i ka premtuar se do të formohet Komision në Kuvend i cili do të merret me rastin, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga ai komision.

 “Artan Grubi na ka thirrur dhe na ka thënë se do të formohet komision. Deri tani nuk na është formuar. Ne nuk jemi asnjë lloj partie dhe e dojmë drejtësinë në vend. Por drejtësinë po shihet si është. I falënderojnë protestuesit dhe ta vetë e kanë shprehur pakënaqësinë ndaj këtij vendimi”, u shpreh Sedat Aliu, raporton SHENJA.

“Na i kemi kot që bëjmë kërkesa ata e qojnë vijën e vet. Ishte ai Artan Grubi që na tha se do të merret një Komision parlamentare dhe deri ditën e sodit nuk është ai Komision. Çfarë kërkesa të kemi. Besim te ata nuk kemi”, tha më tej Sedat Aliu, babai i Almirit të vogël.

Ata thanë  se nuk kërkojnë mëshirë por vetëm se drejtësi. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *