Ende kërkohet Mijallkovi, institucionet heshtin

Si gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë mëngjesit ka vazhduar policia të qëndrojë para shtëpisë së biznesmenit, Sasho Mijallkov.

Sasho Mijallkov, si ish drejtor i Drejtorisë për Siguri Kombëtare kërkohet që t’i jepet urdhëri për arrest shtëpiak e lëshuar nga Gjykata, transmeton TV21.

Jozyrarisht thuhet që shkresa vjen që të sigurohet prania e Miajllkovit në rastin “Target-Fortesa”, për të cilin duhet të shpallet aktgjykimi më 26 shkurt.

Mijallkov nuk është në shtëpinë e tij, dhe prandaj polivia po vlon si para shtëpisë së tij, si para hotelit në pronësi të tij në qendër të Shkupit.

Deri tanë asnjë nga institucionet nuk është prononcuar në lidhje me forcat e shtuara në kërkim të Mijallkovit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *