S’kishte asnjë sëmundje – Covid i preku 100% mushkëritë 17-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë

Një 17-vjeçar ndërroi jetë sot nga Covid në spitalin e Infektivit. 

I riu nga Elbasani ishte i shtruar prej një jave tek “Shefqet Ndroqi”. 

Raportohet se ai erdhi në gjendje të rënduar në Tiranë.

Nuk kishte pasur asnjë simptomë apo sëmundje bashkëshoqëruese.

Por COVID i kishte prekur 100% mushkëritë, duke bërë që 17-vjeçari të futej në intubim.

Fatkeqësisht nuk i bëri dot ballë sëmundjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *