Gjyshi i Almirit: Nipin ma vranë, djemtë po mi burgosin, çfarë duan më nga unë?!

Gjyshi i Almirit tha se nuk i beson gjykatave dhe institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se pas vrasjes në nipit tani kjo drejtësi e kalbur po ja burgos e djemtë, të cilat që 5 vite jetojnë me shumë trauma.

“Çfarë drejtësi kërkon këtu. Pesë vetë ka dashur me mi vra, dy djemtë nipin, rejën, njërin e mbytën. Këtë faljen e kam hala me stres. Çfarë po dojnë prej neve. Edhe i mbytën edhe të mi burgosën djemtë. Sot dikush gëzohet se përse mua më ndodh kjo… 6 vite jam kështu me dhimbje. I maj familjen me infuzione.. Le të marrin le ta kshirin drejtësinë, nuk kërkojmë mëshirë. Nëse do ta kisha bërë këtë vepër nuk do të kisha ardhur këtu. Kërkojmë drejtësi”, deklaroi gjyshi i Almirit të vogël, raporton SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *