Pas djalit, edhe gruaja edhe truprojat e Sasho Mijallkovit janë thirrur në stacion policor

Pasditën e sotme djali i ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkov është arrestuar dhe dërguar në bisedë informative në stacionin policor në Kisella Vodë, transmeton GazetaPopulli.

Ndërsa pas tij, edhe gruaja e Sasho Mijallkovit, Aleksandra Mijallkova dhe truprojet e tij të afërta janë ftuar në bisedë në të njejtin stacion.

E gjitha kjo ka të bëjë me ikjen e ish-shefit të policië sekrete dhe faktin që nuk është në dispozicion për të pranuar nga policia vendimin për arrest shtëpiak. Kurse policia nuk e ka gjetur Mijallkovin në asnjë adresë për t`ia dorëzuar vendimin.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion lëshoi kërkesë për paraburgim të ish shefit të DSK-së dhe të akuzuarit të parë në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *