(VIDEO) Konfiskohen çanta, dokumente, telefona nga vetura e sigurimit të Mijallkovit

Pasi më shumë se tre orë u morrën në pyetje, policia bëri bastisje në veturën e tipit “passat” e cila jozyrtarisht është në pronë të sigurimit të Sasho Mijallkovit, transmeton Gazeta Populli.

Zyrtarët policor nga stacioni policor Kisella Vodë plotësisht e kontrolluan veturën e truprojeve të ish-shefit të policisë sekrete.

Nga vetura janë konfirskuar telefona celularë të llojit “Ajfon”, çanta me dokumente, kuferë dhe të njejtat janë dërguar në stacion. E panjohur ngelet fakti se kujt i takojnë ato gjësende.

Personat që i kanë bërë sigurim ish-shefit të DSK-së tash e disa orë janë në bisedë informative pasi që shefi i tyre është në arrati dhe për të është lëshuar urdhër-arrest. Përveç tyre, në stacion janë edhe gruaja Aleksandra Mijallkova dhe djali Jordan Mijallkov. E panjohur mbetet edhe ajo se çfarë po ndodhë në stacion dhe se a kanë mundur zyrtarët policorë të nxjerrin informacion për lokacionin e Sasho Mijallkovit. Marrjen në pyetje për tani e ka kryer vetëm Vllatko Mijallkov, vëllai i të arratisurit Sasho./GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *