Presidenti Pendarovski për ikjen e Mijallkovit: Kjo është e papranueshme për një vend që aspiron BE-në

Në lidhje me arratisjen e Sasho Mijallkovit ka reaguar edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Ai ka ftuar institucionet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që të zbatohet vendimi i gjykatës për paraburgimin e tij.

“Këto ndodhi janë të papranueshme për një vend që pret t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe i cili është duke punuar shumë në reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimit të besimit në shtetin ligjor. Kjo i diskrediton përpjekjet dhe shpresat për përballje me krimin dhe korrupsionin e lartë. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi morale dhe penale. Lufta për shtet ligjor do të thotë që çdokush që ka gabuar para ligjit të ndëshkohet”, thuhet në reagimin e Pendarovskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *