Tetë orë djemtë e Mijallkovit po qëndrojnë në stacion policor, pritet të tregojnë vendodhjen e babait të tyre

Gati tetë orë, Aleksandar dhe Jordan Mijallkov djem të të arratisurit Sasho Mijallkov, po japin deklaratë në stacionin policorë në Kisella Vodë. Policia po mundohet të nxjerr infornacione nga ata për atë se ku gjendet i akuzuari i parë në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.

Përderisa njëri po jep deklaratë, tjetri po pret në hollin e stacionit policor. Në shoqëri të tyre shifet avokati Petar Vasilev, i cili e mbron Mijallkovin në rastin e përgjimit.

Para tyre u morrën në pyetje persinat që e kanë ruajtur Mijallkovin. Nga ta u morrën telefonat celularë. Siç mëson “A1on” se telefonat do të dërgohen në ekspertizë ditën e nesërme, për të zbuluar se nëse në to ka informata që do të ndihmojnë të gjendet i arratisuri Mijallkov.

Për momentin nuk dihet se si po rrjedh marrja në pyetje e familjes së Mijallkovit. Prokurorja Vilma Ruskoska zbuloi se mes personave të fundit që është parë dhe ka qëndruar në “Meriot” ka qenë gruaja e tij Aleksandra. Edhe ajo është mes personave që po merren në pyetje.

Më herët, nga vetura e sigurimit të Mijallkovit u konfiskuan çanta, dokumenta dhe kuferë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *