Kosnett: Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore me rreth 48 për qind të votave sipas rezultateve preliminare.

Kosnett tha se zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe profesionale dhe se ekziston një dëshirë e madhe në Kosovë për t’iu dhënë rastin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për ta formuar qeverinë e re.

“Isha shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren. I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe udhëhequr vendin. Mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën”, tha diplomati amerikan për T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *