Gjykata sot shpall vendimin për të akuzuarit e rastit “Monstra”

Gjykata Penale e Shkupit sot do të shqiptojë aktgjykim për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, e cila ka ndodhur para afër 9 viteve, gjegjësisht më 12 prill të vitit 2012-të.
Ndonëse jo zyrtarisht, Prokuroria e ka rikualifikuar akuzën për një pjesë të akuzuarve, të cilët në gjykimin e parë Gjykata Penale dhe e Apelit i dënuan me burgim të përjetshëm, gjegjësisht për Fejzi Azirin dhe Haki Azirin, të cilët tani i akuzon për ndihmë, ndërkaq për Sami Lutën e ka tërhequr të njëjtën pasi që sipas tyre nuk ka prova për përfshirje. Akuzën nuk e ka ndryshuar për Alil Demirin dhe Afrim Ismailloviqin (që janë në arrati në Kosovë) dhe për Agim Ismailloviqin, të cilët sipas Prokurorisë e kanë bërë krimin.
Prokuroria kërkoi, për: Haki Azirin: 9/10 vjet burg, Fejzi Azirin: 15 vjet burg, Agim Ismailloviq: Burgim të përjetshëm, Afrim Ismailloviq: Burgim të përjetshëm, Alil Demiri: Burgim të përjetshëm.
Mbrojtja dhe të akuzuarit kategorikisht mohon përfshirjen e tyre në çfarëdo mënyre për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *