Komunës së Tetovës nuk i bëhet vonë se a është ditë pune apo jo, ndërmarrja komunale për të dytën ditë po krijon kaos në komunikacion

Për të dytën ditë me rradhë po vazhdojnë punimet e ndërmarrjes komunale NPK “Tetova” në rrugën Todor Cipovski – Merxhan në qendër të qytetit të Tetovës. Konkretisht puntorë të kësaj ndërmarrje tash e dy ditë që nga orët e mëngjesit e deri në mbrëmje po e bllokojnë totalisht kalimin e veturave nëpër këtë rrugë, me çka po krijohet edhe kaos në komunikacion.

Puntorët e ndërmarrjes NPK “Tetova” po bëjnë krasitjen e drunjëve që gjenden përreth kësaj rruge, mirpo ajo që po shqetson qytetarët është bllokimi i komunikacionit në ditë pune dhe lënja e degëve dhe drunjëve të krasitura në mes të rrugës që nga dita e djeshme e deri më tash.

Qytetarë të Tetovës kanë shprehur shqetësimet e tyre se pse kjo nuk po realizohet gjatë vikendit.

Edhe pse nga ndërrmarja në një njoftim në Facebook njoftuan se degët e krasitura janë larguar nga kjo rrugë, në fakt rrugët nuk janë pastruar dhe degët po vazhdojnë të jenë aty.

Nuk e dijmë edhe sa do të vazhdojë të mbetet rruga e bllokuar dhe se sa do ti duhet Komunës që t’i largojë degët e krasitura nga rruga kryesore dhe nga trotuaret për këmbësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *