
Me 62 vota “PËR”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte vonë e miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm 2021. Deputetët e opozitës edhe nga blloku maqedonas edhe nga ai shqiptar u larguan nga salla e parlamentit para votimit.
Advertisement
Të hyrat totale të Buxhetit për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 247.5 denarë. Deficiti i parashikuar është 34.9 miliardë denarë.
Advertisement