“Se mendoja kurrë o Mili” – Miqtë e 18-vjeçarit në lot pas vdekjes së tij nga Covid (Foto)

18-vjeçari Qamil Seiti humbi jetën në Spitalin Covid 2 pas infektimit me koronavirus. Sipas informacioneve të para, 18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që ai të humbte jetën.

Miqtë e tij janë tronditur nga kjo humbje tragjike, ku nuk kanë munguar as postimet prekëse në rrjetet sociale.

Një prej tyre shkruan: “Vëlla, ike shumë i ri nga kjo jetë. Së mendoja kurrë o Mili që të kishe një fat të tillë vëllai im. Të qoftë dheu i lehtë. Do na mungosh të gjithëve vëllaçko”.

Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim.

Rasti është tronditës, pasi 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *