Mjeku kosovar që u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës – Akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës.

Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual.

Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2018 si i dyshuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 15-vjeçare.

Sopaj kishte qenë i ngarkuar edhe me aktakuza të tjera, ku mes muajit gusht të vitit 2017 dhe muajit prill të vitit 2018, dyshohet se kishte shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme.

Ai dyshohet se në cilësinë e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, kishte përshkruar terapinë e 2 mijë e 957 pacientëve me medikamete të ndryshme, të cilat sirupa dhe ampula (medikamente) i furnizonte djali i tij, Shpend Sopaj, që punonte në deponë farmaceutike EP-DEA në Prishtinë.

Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në depon farmaceutike ‘Radinchpharm’ në Prishtinë, po ashtu ka furnizuar barnatoret në Malishevë me medikamentet ‘Eselan’, ‘Neo Endosix’, ‘Nipogalin’ etj.

Po ashtu, Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *