Eco Guerilla: Shumë qytetarë kanë humbur besimin në punët e kryera nga Komuna e Tetovës!

“🔴 Tetova me mungesa serioze të ujit në 24 orët e fundit.

Defektet e shpeshta në rrjetin e posandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë e ndërtimit, ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës. Duhet një komision hetimor nga eskpertë të pavarur të bëjë hulumtime në çfarë niveli është ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe parametrat e duhura për funksionim normal dhe furnizim të rregullt me ujë për pije për qytetin e Tetovës.❗️”

Shkruan organizata jo-qeveritare Eco Guerilla në faqen zyrtare në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *