Mickoski: Drejtësi do të ketë kur Zaevi dhe Mijallkovi të jenë në burg

“Sot u bë e qartë se ata kanë një marrveshje. Fillimisht kanë rëndë dakord që të arratiset, ndërsa më vonë të kthehet. Me kushte të veçanta dhe me buzëqeshje. Ky ishte vërtetimi më i mirë që ekziston koalicion kriminel Zaev – Vice – Mijallkov. Faktet e mëposhtme tregojnë se gjithçka ishte e planifikuar. Mijallkov u shtëtit vullnetarisht dhe atë e priti një kamerë e një televisioin pro qeveritar. Në vend të Gjykatës, ai vendimin për paraburgim e mori nga Prokuroria. Populli e di shumë mirë se çfarë po ndodhë. Drejtësi përfundimtare, ju shikoj në sy, ju them se do të ketë kur të dytë do të jenë aty ku e meritojnë, në burg”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *