
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Në pranga ka përfunduar Agim Nuha, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020.
Nuha raportohet se është arrestuar nën dyshimin, marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.
Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë ka thënë se do të realizohen aksione nëpër rajone të ndryshme.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, informacione tjera nuk mund të japim derisa të përfundojë operacioni policor”, tha Krasniqi.
Njësia Speciale përveç në Prishtinë ka zbarkuar edhe në Komunën e Istogut e Lipjanit./Insajderi.org